Site icon Telegrafi

Ende pa u hapur afati i transferimeve, Chelsea kompleton nënshkrimin e dytë nga Sporting Lisbona

Chelsea ka një ‘marrëveshje të konfirmuar’ për një tjetër lojtar portugez pas transferimit të Geovany Quendas. 

‘Blutë e Londrës’ arritën marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimin e Quendas, i cili më parë kishte tërhequr interesim nga Manchester United. 

Marrëveshja për transferimin e 17-vjeçarit në ‘Stamford Bridge’ besohet se do të mbyllet për shumën e 40 milionë eurove. 

Adoleshenti, i cili ka luajtur nën urdhrat e Ruben Amorim këtë sezon, pritet të mbetet pjesë e Sportingut sezonin e ardhshëm, para se t’i bashkohet ekipit të tij të ri në verën e vitit 2026, ku besohet se do të nënshkruajë një kontratë shtatë vjeçare. 

Megjithatë, Chelsea nuk është ndalur më kaq dhe ata tashmë raportohet se kanë arritur një tjetër marrëveshje me Sporting Lisbonën për Dario Essugo, i cili aktualisht luan në huazim tek Las Palmas. 

20-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat në fund të sezonit sipas raportimit nga CNN Portugal dhe transferimi i tij besohet se do të mbyllet për 19 milionë euro. 

Essugo ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar një gol për Las Palmas këtë sezon./Telegrafi/

Exit mobile version