Site icon Telegrafi

Ende pa nisur seanca, Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë

Mungesa e deputetëve në sallën plenare ka bërë që për 30 minuta të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani bëri të ditur se në sallë janë vetëm 40 deputetë dhe në mungesë të kuorumit seanca duhet të shtyhet.

“Të nderuar deputetë seanca është thirrur për ora 10:00. Për momentin janë 40 deputetë në sallë, po jap pauzë 30 minutëshe deri sa të mblidhen deputetët”, tha Osmani, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike për herë të shtatë në Kuvend

Pas gjashtë dështimeve, deputetët po tentojnë për të shtatën herë të votojnë në parim Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. /Telegrafi/

Exit mobile version