Lojtari i Nottingham Forest, Danilo, pësoi një lëndim të tmerrshëm pas dhjetë minutash lojë në fillim të sezonit të ri të Ligës Premier.
Në ndeshjen kundër Bournemouth, mesfushori brazilian u lëshua keq në këmbën e tij pas një dueli dhe pësoi një frakturë të rëndë në kyçin e këmbës.
Pasoi një pauzë e gjatë, pasi gjyqtari Michael Oliver e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe thirri shërbimin mjekësor, ndërsa siguria rrethoi fatkeqin Danilo dhe u krijua një kordon në mënyrë që skenat e tmerrshme mos të shiheshin nga tifozët në stadium dhe spektatorët pranë ekraneve televizive.
23-vjeçari mori një ovacion nga turma e City Ground ndërsa u transportua me barelë dhe u zëvendësua nga Ryan Yates pas 15 minutash pushimi.
Duket se sezoni ka përfunduar për të, qysh në nisje të tij – por testet do të tregojnë nëse do të mund të luajë sërish në këtë edicion.
Danilo mbërriti në Nottingham në janar 2023 nga Palmeirs në një transferim 20 milionë euro. /Telegrafi/
Nottingham Forest's Danilo appears to have suffered a season-ending injury just 15 minutes into the first game of the season 🥺😢 #NottinghamForest #Danilo #InjuryUpdate #EPL #GetWellSoon pic.twitter.com/YHXof6g5t5
— football update ⚽ (@futbolrecaps) August 17, 2024