Telegrafi

Ende pa ja nisur mirë, Bylbyl Sokoli ndahet me Flamurtarin

Bylbyl Sokoli dhe Flamurtari kanë ndarë rrugët vetëm pas disa ditëve pasi kishin arritur marrëveshje.

Klubi nga kryeqyteti kosovar kishte prezantuar Sokolin, por që marrëveshja ka dështuar.

Ka qenë vet tekniku i njohur kosovar që ka konfirmuar ndarjen me Flamurtarin.

Sipas Sokolit kishte mospërputhje të koncepteve të ekipit të parë dhe kjo ka ardhur deri te ndarja.

“Mendoj se pati mospërputhje konceptesh të organizimit të ekipit të parë. Kjo është arsyeja që nuk u nënshkrua kontrata me Flamurtarin dhe kemi ndarë rrugët. I uroj klubit sukses”, ka thënë Sokoli për Gazeta Sheshi.
Kjo është aventura më e shkurtër e Sokolit në krye të ndonjë skuadre, pasi thuajse njësoj kishte ndërprerë edhe bashkëpunimin me Prishtinën.

Sokoli e kishte udhëhequr skuadrën bardh e kaltër në një takim ndaj Llapit dhe pastaj për arsyeje shëndetësore kishte ndërprerë kontratën. /Telegrafi/