Site icon Telegrafi

Ende pa fitues në lotarinë italiane

Asnjë tiketë me gjashtëshen fituese nga 90 numra në kuadër SuperEnalottos nuk është nxjerrë, kanë njoftuar agjencitë italiane të lajmeve. Probabiliteti që dikush të ketë kombinimin fitues është një në 622 milionë.

Kombinimi gjashtëshifror në lotarinë italiane nuk është nxjerrë që prej muajit janar, edhe pse brenda javës ka madje tri tërheqje.

Që prej fillimit të vitit, lojtarët kanë shpenzuar mbi 2.4 miliardë euro me shpresë se do të marrin xhekpotin, kështu që një fitues është vazhdimisht – shteti italian. Gjysma e këtyre parave shkojnë në buxhetin e shtetit.

Exit mobile version