Site icon Telegrafi

Ende pa e ndalur veturën, polici gjuan me revole në drejtim të dyshuarit për plaçkitje – e bën vrima xhamin e përparmë (Video, +18)

Janë publikuar pamjet e momentit kur një polic nga Kentucky gjuan me revole brenda veturës në drejtim të dyshuarit, derisa disa persona këtë veprim të tij po e quajnë si të pamatur.

Në drejtim të dyshuarit për plaçkitje Demonjhea Jordan janë shkrepur të paktën nga 20 plumba derisa po ikte nga policia, në një rrugë të banueshme në Portland, transmeton Telegrafi.

Jordan nga Jefferson i Indianas akuzohej për plaçkitje në një dyqan. Tre policë nga departamenti i policisë së Lousiville si dhe disa detektivë i janë përgjigjur një telefonate për plaçkitje, dhe që të katërt  kanë hapur zjarr në drejtim të Jordan të cilin e qëlluan disa herë.

Si rezultat i këtyre të shtënave, 21-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Lousiville pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Kurse gjatë një konference për media, policia ka publikuar pamjet e filmuara nga tri kamerat e policëve që i kishin të vendosura në uniformë.

Në pamjet e njërës kamerë, një polic shihet se si fillon të gjuaj në drejtim të dyshuarit ende pa e ndalur veturën, ai madje e thyen xhamin e përparmë duke e bërë vrima nga plumba. Dhe është interesant se si para se të shtinte në drejtim të dyshuarit, ai ishte shtrirë në tokë.

Por, një ish polic nga Ëinsconsin i ka quajtur veprimet e pamatura të policit që kishte qëlluar me revole derisa ishte brenda veturës.

“Trajektorja e plumbit ndryshon kur kalon përmes xhamit. Gjithashtu ka mundur të rrezikoj dikë tjetër, pasi të shtënat në lëvizje në shumicën e rasteve nuk rezultojnë precize”, ka shtuar ai.

I dyshuari kishte një revole, por nuk dihet se cila palë kishte filluar të gjuaj e para, edhe pse janë publikuar pamjet nga kënde të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version