Një version i hershëm i Cybertruckut flitet se është shitur për 400 mijë dollarë në ankand nga Muzeu Petersen në Los Angeles.
Ndonëse ende nuk e dimë se kur Tesla planifikon të fillojë shitjet e Cybertruck, kamionçina elektrike e shumëpritur e prodhuesit të automjeteve, pritet të debutojë së shpejti, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk e ndali Muzeun Peterson, një muze i famshëm makinash në Los Anxhelos, të shiste një në ankand.
Për eventin e tyre këtë vit, muzeu i cili ka marrëdhënie të ngushta me Tesla-n, vendosi të mbledhë fonde duke nxjerrë në ankand një version më të hershëm të Cybertruck.
BREAKING: The Cybertruck auction at the Petersen Museum reportedly went for just $400,000
Here is some of the auction!!! pic.twitter.com/YPrweLxG9c
— Greggertruck (@greggertruck) October 8, 2023
Pavarësisht këtyre këtij relacioni me Tesla-n, duket se prodhuesi i automjeteve nuk ishte i përfshirë dhe muzeu planifikon ta blejë modelin tek Tesla për t’ia dhënë fituesit të ankandit pa një kohë specifike.
Eventi me nikoqir nga Jay Leno kushtoi 1,700 dollarë për pjesëmarrje, dhe muzeu gjithashtu pranonte oferta edhe nga pjesëmarrësit e jashtëm.
Rezultatet e ankandit nuk janë bërë zyrtare, por njerëzit e pranishëm aty thanë se Tesla Cybertruck u shit për 400 mijë dollarë. /Telegrafi/