Telegrafi

Ende nuk ka vendim për zhvendosjen e Lapidarit të UÇPMB-së!

Më herët është njoftuar se ishte propozuar zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së, ndërsa si kompensim në të njëjtën kohë do të zhvendosej edhe lapidari i Xhandarmërisë serbe në fshatin Lluçan të Bujanocit.

“Edhe kjo çështje do të diskutohet në takimin e pasdites në Preshevë, sepse mua më është dashur kthehen në Bujanoc për një takim tjetër”, ka shpjeguar Arifi për Telegrafin.

Në anën tjetër, në mesnatë ka kaluar afati të cilin ministria serbe e Drejtësisë ua kishte dhënë autoriteteve në Preshevë që ta largojnë lapidarin e UÇPMB-së. /Telegrafi/