Telegrafi

Ende nuk ka urdhër për arrestimin e Sead Koçanit

I dënuari me burg biznesmeni Sead Koçan as sot deri në ora 8:00 të mëngjesit nuk është paraqitur në burgun e “Idrizovës” për shlyerjen e dënimit me burg për rasti e PSP-së “Trust”.

Koçan ka marrë vendim që të paraqitet në burg në Idrizovë, por përsëri kërkoi anulimin e vendimit për shkaqe shëndetësore.

Tani priten aktivitete gjyqësore të cilat janë të detyruara ligjërisht të urdhërojnë arrestimin e pronarit të “Transmetit”. AIM raporton se ende nuk është dhënë urdhër për arrestimin e tij.

Biznesmeni duheshe të paraqitet në burgun e Idrizovës më 17 korrik, por afati ishte shtyrë pasi që ai kishte kërkuar anulimin e tij./Telegrafi/