Ende nuk ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), proces ky i nisur si pasojë e ankesave të kandidatëve për deputetë të partive të ndryshme me dyshimin për manipulime me vota.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Sipas Elezit, kanë mbetur edhe më pak se dhjetë vendvotime të rinumërohen paraditen e nesërme.
“Rinumërimi nuk është përfunduar akoma. Më pak se 10 vendvotime mbesin të rinumërohen paraditen e nesërme”, tha Elezi për “Zërin”.
Dyshimet për manipulim të votave u ngritën pas publikimit të një video -incizimi në media ku dyshohet se bashkëshorti i Meliza Haradinaj Stubllës kishte blerë vota për të.