Sigal Prishtina ka pësuar humbje si mysafir i Rilski Sportist me rezultat 100-98 në kuadër të FIBA Europe Cup.
Ekipi kryeqytetas e mbylli me katër pikë epërsi çerekun e parë (20:24). Në çerekun e dytë, vendasit realizuan po ashtu katër pikë më shumë (25:21) duke bërë që rezultati të barazohej.
Me një pikë më shumë për Prishtinën (25:26) përfundoi pjesëloja e tretë duke bërë që gjithçka të vendosej në çerekun e fundit.
Dhe në dhjetëminutëshin e fundit lufta ndërmjet basketbollistëve të të dyja skuadrave ishte e barabartë deri në fund dhe koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 86:86.
Në minutat shtesë skuadra vendase u tregua më e vëmendshme dhe e fitoi takimin me dy pikë epërsi.
Sigal Prishtina nuk e ka regjistruar asnjë fitore në Grupin H dhe kjo ishte humbja e pestë. /Telegrafi/