Site icon Telegrafi

Ende nuk ka filluar takimi në të cilin pritej të merrnin pjesë zyrtarët serbë

Prezenca e shtuar e forcave të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serb në territorin e Kosovës, ka nxitur pakënaqësi tek banorët serb të asaj pjese.

Para objektit të gjykatës paralele në Mitrovicën e Veriut është mbledhur një numër i qytetarëve serbë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Ndërkaq takimi i cili pritej të mbahej rreth orës 12:44 tek vendi i quajtur “Vojni Remont” në veri të Mitrovicës , deri më tash nuk ka filluar pasi ende janë duke pritur zyrtarët serb nga Serbia të cilëve iu është refuzuar hyrja nga MPJ të Kosovës, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve ende qytetarët e mbledhur po qëndrojnë në pritje të zyrtarëve serbë, Marko Gjuriq si dhe Aleksander Vulin, mirëpo siç bëjnë të ditura burimet takimi me gjasë nuk do të mbahet fare.

Në këtë takim pritej të merrte pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Nikola Selakoviq, të cilët nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë dhe ministri Vladan Vukosavljeviq, që sipas Policisë së Kosovës, edhe pse iu lejua të hyjë, ky i fundi ishte kthyer prapa. /Telegrafi/

 

Exit mobile version