Për sot u paralajmërua seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë, ku në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, ndaj të cilit janë dorëzuar 36 mijë amandamente nga OBRM-PDUKM-ja, e cila e kundërshton këtë ligj.
Raportohet se në kuvend ka më shumë gazetarë sesa deputetë. Edhe pse 62 deputetë u regjistruan si të pranishëm, vetëm deputeti Amdi Bajram është paraqitur në ulësen e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas mediave, duke pritur kolegët e tij, Amdi Bajrami është kotur në ulësen e Kuvendit dhe gati se e ka zënë gjumi.
Nuk ka sqarime se përse senaca nuk ka filluar, e as se përse seanca është shty. Në seancë janë paraqitur edhe 14 deputetë të OBRM-PDUKM-së.
I pyetur nga gazetarët se kur do të fillojë seanca, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja është përgjigjur se “Zoti e di”.
Megjithatë, nga kabineti i kryekuvendarit Talat Xhaferi thonë se seanca do të mbahet./Telegrafi/