Telegrafi

Ende nuk ka asgjë konkrete nga hetimet për vjedhjen në Sparkasse Bank në Shkup

Pas reagimeve të qytetarëve për vjedhje në Sparkasse Bank në filialën e saj në Shkup, kjo e fundit deklaroi se do të bashkëpunojë me policinë për të ndriçuar rastin e vjedhjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto raportime shkaktuan panikë te qytetarët, një numër i të cilëve vendosën të tërhiqen nga kjo bankë.

Përmes një kumtese për media, Sparkasse Bank njofton opinionin se ende nuk është identifikuar ndonjë punonjës i tyre në rastet e paraqitura në polici me sefat e bankës. Kjo bankë hedh posht njoftimet në disa media për gjetjen e fajtorëve, pasi që sipas tyre ende njuk ka asgjë konkrete nga hetimet e organeve përgjegjëse.

Banka bën të ditur se vazhdon hetimi i rastit nga ana e SPB-së, duke shtuar se nuk mund të japin detaje rreth situatës së ndodhur në këtë bankë, pasi që presin përfundimin e hetimeve./Telegrafi/