Telegrafi

Ende nuk janë përgatitur dokumentet me shkrim që BDI i kërkon nga LSDM

LSDM ende nuk nuk i ka të përgatitura dokumentet me letër të garantuar të cilat i kërkon BDI për koalicionim të mundshëm me qëllimin për të formuar qeverinë, bën të ditur Plusinfo nga burime të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për kundër shkrimeve në disa mediume se dokumentet janë duke u përgatitur dhe se së shpejti do të dorëzohen deri te kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, burime nga partia thonë se ajo është një spekulim dhe se ende nuk është përgatitur asnjë dokument. Burimet shpresojnë se tema është tepër e ndjeshme për çfarë do qoftë komente në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të situatës.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Ivo Kotevski, për Plusinfo thotë se BDI nga partia e tij nuk ka kërkuar garancë me shkrim siç thoshte zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë.

Kotevski shton se edhe BDI duhet të qartësohet nëse qëndrimet e shprehura në profilin e Facebook-ut nga një nënkryetarët e BDI-së, Ixhet Memeti, janë qëndrime personale, qëndrime të partisë dhe/ose qëndrime të anëtarësisë.

Nga ana tjetër kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski në intervistë të Tv Nova të shtunën tha se nga partia e tij nuk është kërkuar garancë me shkrim, vetëm se kanë lajmëruar.