Telegrafi

Ende nuk janë dorëzuar listat për Këshillat zgjedhorë

Tv Telma bën të ditur se deri tani, asnjë parti politike nuk ka dorëzuar listë me propozime për anëtarë të Këshillave zgjedhorë, ndërkaq afati për një gjë të këtillë përfundon nesër në mesnatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja njofton se vetëm OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja kanë dorëzuar propozim listë për përfaqësitë konzullare-diplomatike, ndërkaq LSDM-ja dhe PDSH-ja nuk kanë dorëzuar asnjë listë, edhe pse afati për dorëzimin e listës ishte deri më 27 prill.

LSDM-ja nuk e ka ndërmend që të dorëzojnë ndonjë listë për Këshillat zgjedhorë, që në këtë rast, anëtarët e Këshillave duhet të plotësohen nga administrata shtetërore.

Ende nuk është paraqitur ndonjë rast i mbledhjes së nënshkrimeve për lista të pavarura kandidatësh, ndërkaq lista për deputetë duhet të dorëzohet deri më 11 maj, kurse fushata zgjedhore fillon më 16 maj./Telegrafi/