Telegrafi

Ende nuk është shqyrtuar raporti i Ministrisë së Drejtësisë për sistemin AKMIS në gjykatat e Maqedonisë (Video)

Prokuroria Publike nuk e ka pranuar ende raportin për sistemin AKMIS që është përgatitur nga grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport janë konstatuar parregullsi në shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale dhe atë të Lartë.

Raporti duhet të shkojë në duar të institucioneve përgjegjëse që duhet të vërtetojnë nëse ka elemente të veprës penale te personat udhëheqës nëpër gjyqe. Deri tani, raporti ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publik, por nuk është diskutuar për të.

24Vesti bën të ditur se edhe Prokuroria Speciale Publike (PSP) e ka pranuar raportin, kurse Gjykata e Lartë është në pritje të tij./Telegrafi/