Gjykata themelore Shkupi 1 nuk e ka publikuar ende vendimin në lidhje me afaristin Sead Koçan, i cili i iku drejtësisë dhe u paraqit pas shfuqizimit të paraburgimit të tij nga ana e Gjykatës së Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi do të publikohet no momentin që do të dërgohet te Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe te mbrojtja e Sead Koçanit.
Përndryshe, mbi tri orë zgjati përballja e PSP-së dhe mbrojtjes së Koçan, duke mbrojtur qëndrimet e tyre. PSP-ja kërkon paraburgimin e tij, kurse mbrojtja kërkon lirimin e tij duke e arsyetuar me gjendjen shëndetësore të tij, dhe se ndaj tij bëhet një gjueti publike./Telegrafi/