Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp tha se “ai nuk mund të bëj kalkulime se kur do të ndodhë hapja e restoranteve dhe kafeneve”.
Bekteshi bëri të ditur se hapja e restoranteve dhe kafeneve do të ndodhë vetëm me propozimin e Komisioni për Sëmundje Infektive dhe me miratimin e Qeverisë së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e gazetarëve nëse kafenetë mund të hapen nga dita e hënë, Bekteshi tha se palët e prekura duhet të ndjekin vendimet dhe informacionet që vinë nga Qeveria.
“Sa i përket hapjes së restoranteve dhe kafeneve dhe gjithë sektorit të hotelierisë është formuar një grup pune dhe njëkohësisht konsultohen edhe odat ekonomike, veçanërisht odat që përfaqësojnë sektorin e hotelierisë në vendin tonë dhe mendoj se për një kohë të shkurtë Qeveria pas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të sjellë vendim”, tha mes tjerash ministri Bekteshi./Telegrafi/