Telegrafi

Ende nuk dihet nëse do të kemi karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni

Pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive që të ketë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, Qeveria deri tani ende nuk ka mbajtur mbledhje për ta miratuar apo refuzuar këtë porpozim.

Sipas propozimit të komisionit, karantina fillon të shtunën në ora 19:00 dhe mbaron të martën në ora 5 e mëngjesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Duke pasur parasysh se në propozim karantina fillon nga dita e shtunë në ora 19:00, Qeveria pritet që gjatë ditës së nesërme të vendosë për miratimin apo mosmiratimin e këtij vendimi.

Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për karantinë 58 orëshe nxiti reagime të shumta në opinion./Telegrafi/