Detektivët e antiterrorizmit po e hetojnë mundësinë nëse Sir David Amess ishte vënë posaçërisht në cak, nga një burrë i cili e theri atë disa herë me thikë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi i dyshimtë terrorist ndodhi të premten gjatë një takimi elektoral që pati deputeti i ndjerë në Leigh-on-Sea të Essex.
Incidenti u vlerësua nga zyrtarë të lartë të antiterrorizmit si të lidhur me një ideologji xhihadiste për shkak të zhvillimeve në hetim kur u arrestua i dyshuari.
Në hetim përfshihen edhe deklarata që dyshohet t’i ketë bërë i dyshuari pasi e arrestoi atë policia.
Burri është në paraburgim në Essex, shtoi policia. Burimet qeveritare i kanë thënë BBC -së se ai është një shtetas britanik i cili, nga hetimet fillestare, duket se ka origjinë somaleze. /Telegrafi/