Ende nuk ka raport zyrtar mbi arratisjen e tre të të burgosurve në burgun e Idrizovës, ndërkaq drejtori i këtij burgu, Zoran Jovanovski shprehet se hetimi po vijon.
“Procedura po vijon dhe në fund do të vërtetohet saktë se si janë arratisur tre të burgosurit. Më pas do të japim deklaratë zyrtare. Këto persona që u arratisën pjesën më të madhe të dënimit e kanë mbajtur dhe ndodhen në repartin e hapur ose repart që ka kushte më liberale dhe kanë të drejtë të shfrytëzojnë fundjava”, u shpreh Jovanovski i cili shtoi se tre të burgosurit kanë qenë të angazhuar në punë.
Sipas informatave të TV Sitel, arratia e tyre duke kaluar derën edhe pse për momentin në Idrizovë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në burg ndodhet edhe policia e burgut, edhe ushtria edhe policë të MPB-së.
Kujtojmë se arratia e tre të burgosurve zgjati pak. Ata u arratisën në mëngjes rreth orës 9:00 dhe zgjati më pak se 8 orë kur u arrestuan nga policia në Lisiçe të Poshtme.
Tre të burgosurit kanë qenë të dënuar për drogë dhe trafikim me emigrantë dhe kanë qenë të dënuar nga 10-7 vjet./Telegrafi/