Site icon Telegrafi

Ende në pikëpyetje nëse do të luhet ndeshja, Barcelona nuk publikon formacionet zyrtare

Është ditë speciale në Barcelonë, pasi po votohet për pavarësinë e Katalunisë.

Kësisoj gjiganti katalunas i futbollit, Barcelona do të ketë një motiv shtesë për ndeshjen e paraparë ndaj Las Palmas.

Por ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do të zhvillohet ndeshja ose jo e paraparë me fillim nga ora 16:15.

Skuadra mysafire, Las Palmas ka publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë takim por të njëjtën gjë nuk e ka bërë Barcelona.

Klubi katalunas po pret përgjigje nga Federata e Futbollit të Spanjës nëse është e mundur të shtyhet ndeshja për një ditë tjetër.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ende i pa publikuar

Las Palmas: Chichizola, Michel, Ximo, Lemos, Borja, Aquilani, Hernan, Viera, Tana, Oussama, Calleri. /Telegrafi/

Exit mobile version