Departamenti i Mbrojtjes Civile tha të hënën se Italia ka regjistruar 280 raste të tjera me coronavirus në 24 orët e fundit.
Ky numër, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi është më i lartë nga 197 raste të reja, sa ishin të dielën.
Siç thuhet më tej, shtatë rajone kanë zero raste të reja: Abruzzo, Umbria, Sardenja, Valle d’Aosta, Kalabria, Molise dhe Basilicata.
Departamenti tha se 33.964 të sëmurë me COVID-19 kanë vdekur këtu, numër ky që u rrit duke shtuar edhe 65 të 24 orëve të fundit.
Gjithashtu është bërë e ditur se 34.730 njerëz janë infektuar aktualisht me coronavirus në Itali, 532 më pak se të dielën.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, vdekjet e njohura të coronavirusit aktualisht në mbarë botën numërojnë 401.564 persona.
SHBA, me vdekjet dhe infeksionet më të larta në nivel global, ka 1.931.850 raste të konfirmuara dhe 110.114 vdekje.
Ndërkohë Brazili është i dyti, me 672.846 raste dhe 35.930 vdekje. /Telegrafi/