Tregu muzikor shqiptar dita-ditës po shtohet me artistë të rinj, të cilët po i japin një tjetër dimension muzikës.
Një ndër ta është edhe Rinor Durmishaj, djaloshi i cili jeton në Itali, por që karrierën muzikore e ka të përqendruar në vendin e tij.
Së fundmi, ai ka prezantuar për publikun projektin më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ende jo”.
Kënga është një baladë e punuar nga Florent Boshnjaku, tekstin e së cilës e ka shkruar artisti Yll Limani, gjersa ana vizuele i është besuar produksionit “PinkMoon”.
Perveç pasionit për muzikën, ai posedon edhe një vokal të fuqishëm, e që është vlerësuar lartë nga profesionistët e fushës!
Vitin e kaluar, Durmishaj pati edhe një pjesëmarrje të suksesshme në festivalin “Kënga Magjike”, gjersa 2017-a duket të jetë viti që e rikthen me një klip artistin e ri, i cili tashmë ka arritur të marrë vend në zemrën e publikut. /Telegrafi/