Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se zjarri mes fshatrave Smollari he Mokrino në malin e Bellasicë endë është aktiv.
Zjarri që nisi dje, sot po e shuajnë ekipet e ndërmarrjeve publike me tre automjete dhe 15 të punësuar.
Sipas zv. drejtorit të NP “Pyjet nacionale”, Kire Mihaillov, zjarri në Bellasicë gjatë natës ka kaluar në pjesën lindore.
“Dua të potencoj se përveç ekipeve të NP “Pyjet e Maqedonisë”, sot nuk ka askush tjetër edhe pse përmes numrit 112 nga ekipet tona është kërkuar ndihmë nga Njësia kundër Zjarrit nc Strumicë, por nuk ka ardhur ndihma për shkak defekteve në automjet”, u shpreh Mihaillov.
Ndryshe, deri tani zjarri në malin Bellasicë ka përfshirë 50 hektarë tokë./Telegrafi/