Site icon Telegrafi

Ende asnjë vërejtje apo sugjerim për propozim-ligjin për lojrat e fatit në Maqedoni

3D closeup of casino table with roulette and chips

Në lidhje me Propozimin e ri të Ligjit për Lojërat e Fatit, Zv.ministrja e financave, Shiret Elezi informon se ndryshimet e reja për realizimin e lojërave të fatit janë publikuar në ENER që në fillim të muajit prill, por deri te Ministria e financave deri më tani nuk kanë arritur vërejtje dhe sugjerime.

Në formë të shkruar sipas ligjit, vërejtje dhe sugjerime për këtë Propozim-ligj mundet të dorëzohen deri në fund të muajit.

Qëllimi i këtij ligji është të vendoset rregull në një sektor me një rritje të shpejtë në drejtim të mbrojtjes me përgjegjësi të shoqërisë dhe mbrojtje të popullatës me moshë të re, në fakt vendndodhja e këtyre lokaleve që ushtrojnë këtë veprimtari afër objekteve shkollore dhe qendrave të qyteteve.

Siç theksoi ajo, inkurajohen të gjitha subjektet, dhe asociacionet të dërgojnë vërejtjet e tyre me shkrim në ministrinë e financave për këtë propozim ligj që është në shqyrtim publik deri në përfundim të këtij muaji. /AIM/

Exit mobile version