Ka filluar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. Nga Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve informojnë se deri më tani ka arritur në shtatë numri i kandidatëve të pavarur që mbledhin nënshkrime për kryetarë komunash, ndërkaq asnjëri nga ata nuk është shqiptarë.
Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur në komunën e Vevçanit, Gazi Babës, Kumanovës, Ohrit, Radovishit dhe Strugës.
Kandidatë të pavarur për kryetarë të Komunave
- Vevçan 1
- Gazi Babë 1
- Kumanovë 1
- Ohër 1
- Radovish 1
- Strugë 1
Ndërkaq deri më tani haset interes më i lartë i kandidatëve të pavarur për këshilla komunal të cilët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve. Edhe atë nga një në Manastir, Debarce, Krivogashtani, Ohër, Radovish, dhe shtatë në Makedonski Brod, raporton TV Shenja.
Kandidatë të pavarur për këshilltarë komunale
- Manastir 1
- Debarce 1
- Krivogashtani 1
- Makedonski Brod 7
- Ohër 1
- Radovish 1
Por, edhe këtu deri më tani nuk bën pjesë asnjë shqiptar, ndërsa afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve është 4 shtatori. /Telegrafi/