“Një njeri monstër është diku aty jashtë dhe siç bëri me Anisën time, mund të bëjë dhe me femra të tjera. Kafshëria nuk njeh emra, vetëm instikte dhe ajo femra tjetër, nesër-pasnesër mund të jetë motra, vajza, gruaja e gjithsecilit…”, shtoi ajo. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e 25-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, e cila u gjet e vdekur te “Rëra e hedhur” në plazhin e Shëngjinit, të rrethit të Lezhës.
Policia e Lezhës ka përqendruar intesivisht hetimet në Lushnjë, Berat dhe Fier, për shkak se familja, të afërmit dhe shoqëria e saj nuk kanë dyshime për ndonjë autor të mundshëm. Dy pistat kryesore ishin deri tani, ajo e ish-bashkëshortit, Sokolit, dhe e një personi tjetër me një profil të rremë në rrjetin social Facebook, “Loke Sinaj”, i përshkruar si një biznesmen nga Lushnja, 36 vjeç, beqar, nuk rezulton të jetë një person real.
“Ekziston mundësia që Anisa Opingari, nëna e dy djemve, të ketë rënë pre e ndonjë të dashuri misterioz, i cili për të joshur 25- vjeçaren, ka përdorur si “karrem” “facebook”-un. Mund t’i ketë besuar këtij personi dhe ai ka çuar nëpërmjet mashtrimit deri në Shëngjin, ku edhe e ka masakruar me thika dhe e ka lënë të vdekur në vend”, thanë burime të Policisë së Lezhës. Policia tha gjithashtu se ‘’deri tani janë shoqëruar në polici dhe janë pyetur të paktën 50 persona’’.
Grupi i hetimit po verifikon paralelisht thirrjet e fundit në telefonin e viktimës dhe mesazhet e shkëmbyera prej saj dhe pritet pergjigje ekspertizës së kriminalistikës, që po u bëhen materialeve dhe rrobave të gjetura të trupit të viktimës, për të parë nëse autori i krimit ka lënë gjurmë, apo jo gjatë momentit të ekzekutimit të Anisa Opingarit./Telegrafi/