Avokati i afaristit Sead Koçan ka deklaruar se nuk e din se kur do të kthehet klienti i tij i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati Dodevski ka thënë për Nova Tv se “nuk e di kur do të kthehet, unë jam vetëm përfaqësuesi i tij ligjor. Për këtë çështje duhet të drejtoheni në vend tjetërr”.
Përndryshe, Sead Koçan, është i dyshuari kryesor në lëndën ”Trust” të PSP-së. Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione për të fituar tender prej më shumë se 17 milionë euro nga kompania ELEM. Gjykata e ka pranuar kërkesën e PSP-së për paraburgimin e tij./Telegrafi/