Site icon Telegrafi

Ende askush nuk merr përgjegjësinë për shpërthimet në aeroportin e Stambollit

Pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në Aeroportin Ataturk në Stamboll, zyrtarë të Qeverisë së Turqisë, kanë konfirmuar se numri i viktimave është 36.

Përveç viktimave, të lënduar mbetën mbi 140 persona të pranishëm derisa disa prej tyre ende janë në gjendje shëndetësore të rëndë, njofton Klan Kosova.

Derisa Kryeministri i Turqisë dhe ekipet e hetuesisë së krimeve të rënda, kanë tendenca që këto akte terroriste i kryen ISIS, diçka e tillë ende mbetet problematike.

Për tre shpërthimet e fundit që goditën rëndë Turqinë në mbrëmjen e së martës, sipas raportimeve të autoriteteve përkatëse, ende nuk ka marr dikush përgjegjësinë, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version