Telegrafi

Enca zbulon tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikim për të

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia prej kohësh ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.

Ajo zbuloi se ishte në një romancë me afrikanin Mickey Neblett, e që kjo nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut, duke e shprehur këtë përmes komenteve negative në rrjetet soicale.

Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, Ena nuk ka hezituar që të iu kundërpërgjigjet këtyre komenteve.

Foto: Enca/Instagram

Por, autorja e “Rakia” ka vazhduar të shfaq partnerin e saj të ri dhe dashurinë që ata po e jetojnë pavarësisht të gjithave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Në një postim të fundit, Enca ka treguar tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikimi për të.

Foto: Enca/Instagram

Fotoja tregonte dy inicialet ‘RU’ në qafen e tij që nënkuptojnë emrin e saj të plotë Ruensa.

“Ru e Encës së tij”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, këngëtarja ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin me një projekt të ri, kënga e saj e fundit është “Suavele”. /Telegrafi/