Telegrafi

Enca vazhdon të sjellë imazhe provokuese nga xhirimet e klipit të ri

Enca (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej këngëtareve më të pëlqyera në trevat shqiptare dhe rrëmben vëmendje pothuajse sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila është në përgatitje të një projekti të ri muzikor të titulluar “Mwah”.

Derisa akoma është duke xhiruar klipin, 24-vjeçarja nuk heziton që të publikojë postime të ndryshme për fansat, duke mos i munguar asnjëherë pozat provokuese.

E tillë shfaqet edhe në këtë që ka ndarë së fundmi, duke pozuar me një veshje transparente pranë një makine dhe natyrisht se në plan të parë ka vënë gjoksin atraktiv.

Lexo po ashtu Enca shtrihet në dysheme: Edhe tri ditë dhe ju bombardoj me puthje

Në ndërkohë, të shumta ishin komentet e fansave të saj, duke e përgëzuar për pamjen joshëse.

“Jealous” mbetet një prej realizimeve më të fundit të këngëtares Haxhia, që u mirëprit nga publiku dhe tashmë në YouTube ka kaluar shifrën e 6.4 milionë shikimeve.

Tani, të gjithë po presin me padurim për projektin e radhës të Encës, për të cilin shihet se ka punuar një kohë të gjatë. /Telegrafi/