Telegrafi

Enca tregon se pse e vë në pah gjoksin në video projektet muzikore

Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më të përfolura të skenës sonë shqiptare.

Ajo së fundi ka treguar se pse e vë në pah gjoksin në të gjitha video projektet muzikore të saja.

Këngëtarja ka dhënë një shpjegim përmes llogarisë personale në Instagram pasi u pyet nga një prej 2.1 milionë ndjekësve. Bukuroshja nuk nguroi të përgjigjej madje foli në emër të të gjitha vajzave me gjoks të madh.

“Le të themi se gjoksi nuk është sikur qenushi që e nxjerrim nga shtëpia kur të duam ne vajzat me gjoks të madh dhe duam a s’duam gjithmonë bije në sy”, ka pohuar ndër të tjerash zeshkania.

Ajo më tutje tha se edhe po të vishte diçka më të mbyllur në videon e fundit, gjoksi i saj sërish do të binte në sy të të gjithëve.

Lexo po ashtu Enca: Po të isha mashkull dhe të kisha femra seksi në klip do të ishte normale, por meqë jam femër është "porno"

Ndryshe, kënga e saj e fundit është “Jealous” të cilën e solli me video teksa shihen shumë bukuroshe të veshura në bikini. /Telegrafi/