Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, në shtator të vitit të kaluar pësoi një lëndim serioz në këmbë, nga i cili iu desh të bëhej operacion e të qëndronte me muaj në shtrat.
Ajo këtë vit u rikthye me disa bashkëpunime e hite verore të cilat po ashtu u mirëpritën nga publiku.
Megjithëse këtë verë nuk është parë edhe aq aktive në rrjete sociale, krijuesja e hitit “Rakia” tregon se për këtë ka një arsye.
Me anë të një postimi të publikuar në rrjete sociale, 25 vjeçarja sqaron të vërtetën për distancimin nga Instagrami.
Postimi i plotë i Encës (pa ndërhyrje):
“Shqip dhe shkurt dhe bukur: Nuk e di si paska fluturuar koha por sapo kuptova që kam më shumë se 9 vite në industrinë e muzikës, megjithëse vetëm 25 vjeç, kam punuar shumë dhe dedikuar gjithë kohën dhe energjinë muzikës, ndaj këtë muaj kam vendosur t’ia dedikoj vetëm vetes dhe pushimeve.
Ndaj nuk kam qenë shumë aktive në social media dhe e kam shijuar këtë gjë.
Ëndrrat dhe ambiciet tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”. /Telegrafi/