Këngëtarja Enca Haxhia është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ka deklaruar se brenda pak javëve do të publikojë projektin e saj më të ri “Love on my body (dashuri në trupin tim)”.
E kur jemi tek dashuria, duket se në këtë sferë jo gjithçka po i ecën mirë këngëtares, kështu të paktën bën të ditur ajo përmes një fotografie të publikuar në SnapChat.
Në këtë fotografi ajo shfaqet duke luajtur një lojë me letra, dhe duket se i ka shkuar mirë, përderisa shihet që posedon edhe dy letra të arta “joker”.
Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë Haxhia ka shkruar: “Kush ka fat në lojë, s’ka në dashuri thonë”, gjë që ka bërë fansat për të qeshur, të cilët nuk e mendonin se këngëtarja do t’i besonte fjalëve të vjetra.
Sido që të jetë, ajo është shumë e kërkuar nga meshkujt, dhe kjo falë hijeshisë dhe formave trupore që posedon. /Telegrafi/
•