Telegrafi

Enca shpërthen ndaj akuzave për ‘photoshop’ (Foto)

Enca Haxhia akuzohet vazhdimisht se përdor ‘photoshopin’ për t’i rregulluar fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Këngëtarja nuk ka mundur t’i durojë më akuzat e tilla dhe ka shpërthyer në disa postime në Snapchat që transmetohen nga Republika Shqip. Mes tjerash, ajo thotë se i poston të njëjtat fotografi dhe video në të gjitha rrjetet sociale, por akuzat nuk po ndalen.

“Edhe kur të më takosh ballë për ballë do të thuash është photoshop…”, shkruan Enca.

Ajo pohon se nuk është “e përsosur”, por thotë se është “reale”.

Lexo po ashtu Me të pasmet në plan të parë, Enca paralajmëron projektin e ri (Foto)