Telegrafi

Enca shkakton thashetheme nëse është apo jo shtatzënë?!

Ajo është këngëtarja që ka shkaktuar thashetheme të mëdha gjatë vitit që po lëmë pas vete.

Shpeshherë me videokëngët mjaft provokuese, por edhe me imazhet e videot e publikuara në llogarinë personale në Instagram.

Bëhet fjalë për Enca Haxhian, e cila duket se di të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë.

Edhe kësaj radhe ka bërë që të fillojnë fjalët se bukuroshja është duke pritur të bëhet nënë për herë të parë.

Në fakt, zeshkania ka publikuar një ikonë të një femre shtatzënë në llogaritë e rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Enca Haxhia vjen me një pozë provokuese nga shtrati

Mbetet të shihet nëse ka të bëjë me jetën e vetë apo të ndonjë mikeshe pasi që nuk ka lënë ndonjë koment përkrah imazhit.

Ndryshe, Haxhia është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/