Prej disa kohësh një prej këngëtareve më të suksesshme të momentit, Enca Haxhia, përflitet edhe për puthjet me femra.
Mediat kanë ngritur pikëpyetje për dëshirën e saj, që të puthë madje edhe fanse në koncert, duke e përfshirë në grupin e njerëzve me orientim seksual të drejtuar në gjininë e njëjtë.
Pavarësisht se Enca këtë e ka mohuar gjithmonë, një ngacmim në këtë çështje e ka bërë sot vetë këngëtarja.
Ajo ka postuar video, ku në deformim optik duket teksa shkëmben puthje me një shoqe, por e kujdesshme, Enca ka deklaruar në videon pasuese, që nuk puth vajza, shkruan prive.
Duket se këngëtarja e ka ndarë mendjen me gjasë për të mos përsëritur më skenat e dikurshme.