Telegrafi

Enca rrëzohet në skenë (Video)

Takat pink të Encës me të cilat u shfaq në videoklipin ‘Dreq’ zunë vend shumë në media, sidomos pasi të ngjashmet i pati mbathur pas Encës edhe Era Istrefi në Top Awards.

Por, duket se pikërisht këto këpucë të bukura e shumë të komentuara e kanë ‘tradhëtuar’ Encën.

Lexo po ashtu Rapsdja Enca Haxhia me çifteli (Video)

Në Ferizaj, në kuadër të turit veror, Enca dy netë më parë është rrëzuar në skenë por fatmirësisht pa lëndime të rënda.

Dëmi i vetëm ka qenë dëmtimi i këpucëve të cilat me gjasë nga presioni, janë këputur në momentin e rrëzimit. ‘Vajtimin’ për to Enca e ka shprehur në Snapchat ku ka treguar se gati ka ‘thyer qafën’. Syri i keq! /Prive/Telegrafi/