Telegrafi

Enca publikon video duke ekspozuar gjoksin, teksa kërcen nën ritmet e këngës me Noizyn

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është e njohur për postimet provokuese që ndan herë pas here me fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja publikoi disa video-selfie në InstaStory, duke ngacmuar paksa imagjinatën e ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.

Me dekoltenë e hapur, ajo ka ekspozuar gjoksin e saj duke rrëmbyer kështu vëmendjen e ndjekësve të saj.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Ndërkohë, në prapavijë dëgjohej kënga “Bow Down”, të cilën ajo e interpreton në bashkëpunim me reperin Noizy, me të cilin ka pasur një debat të hapur mediatik kohë më parë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Mirëpo pavarësisht atyre që kanë ndodhur, Enca vazhdon të ruajë të njëjtën dashuri për këtë bashkëpunim, i cili ishte një hit absolut i vitit 2016.

Enca përveç muzikës, këtë vit e dëshmoi veten edhe në aktrim, duke u bërë pjesë e komedisë “I love Tropoja”, e cila u pëlqye në masë të madhe nga publikushqiptar. /Telegrafi/