Këngëtarja Enca Haxhia pas një pauze mjaft të gjatë në skenë, ka vendosur që të rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Ajo ka gati këngën e saj më të re të titulluar “Love on my body”, të cilën do ta publikojë shumë shpejt edhe me videoklip.
Enca ka publikuar sonte (e mërkurë) në llogarinë e saj personale në Instagram trailerin e klipit të ri, i cili duket të jetë mjaft interesant.
“Vjen më shpejt se sa ju mendoni”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e videos, teksa “Love on my body” do të jetë projekti i parë i këngëtares, i cili do të publikohet në platformën më madhe botërore “Vevo”. /Telegrafi/