Telegrafi

Ish-menaxheri prish kontratën me Encën, e akuzon për mashtrim pas shpine

Ish-menaxheri i koncerteve të këngëtares Enca Haxhia, Kastriot Berisha, ka prishur kontratën me këngëtaren që deri më tash e kishte nën menaxhim.

Lajmin për këtë, e ka bërë të ditur vet Kastrioti.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar këngëtaren për mashtrim, gjë edhe e cila e ka çuar në marrjen e këtij vendimi.

Enca Haxhia dhe ish-menaxheri i saj, Kastriot Berisha

“Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet, hajde shnet .. vazhdojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

I njëjti, ka menaxhuar dhe aranzhuar koncertet e këngëtares nga Shqipëria për gati një vit. /Telegrafi/