Këngëtarja Enca Haxhia rrëmben shpesh vëmendjen e fansave përmes postimeve të saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, në disa fotografi mjaft atraktive të ndara me ndjekësit në InstaStory, Enca vuri sërish në plan të parë të pasmet e saj.
Ajo madje me shaka u ka thënë fansave së të dridhurit të pasmëve përmirëson shëndetin, duke “mbajtur doktorin larg”.
Fansat e saj të shumtë janë habitur me këto postime të këngëtares, duke e kuptuar sensin e saj të humorit.
Për sa i përket muzikës, Enca ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, që pas lansimit të këngës së saj më të fundit “Balad”. /Telegrafi/