Telegrafi

Enca: Në adoleshencë, Tuna ishte ndër artistet e preferuara

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, gjithnjë rrëmben vëmendjen me pohimet e saj në media.

Bukuroshja në paraqitjen e fundit të saj në Klan Kosova rrëmbeu protagonizmin.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Ajo foli për raportin me Noizyn, por edhe me kolegët tjerë.

Teksa nuk hezitoi që ta godasë disa herë reperin, ajo foli edhe për Tunën, duke thënë se ka raport shumë të shëndoshë me të.

“Nuk është se kemi një miqësi, apo raport të vazhdueshëm. Por, kur kam qenë adoleshente ka qenë prej artisteve të mia të preferuara”, u shpreh Enca duke folur për Tunën.

Enca i kishte dalë hapur në përkrahje Tunës kur ajo ishte kryqëzuar nga fansat për paraqitjen kontraverse në emisionin “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/