Njëra nga këngëtaret më të përfolura në showbizin vendor nuk ka dyshim se është Enca.
Me postimet provokuese, projektet e së fundmi edhe me mesazhet e ndryshme, 23-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, teksa është duke shkruar tekstin e një kënge të saj dhe kërkon nga ish – i dashuri t’i shkruajë ndonjë strofë për tekst.
“I dashur, ish-i dashur na shkruaj ndonjë mesazh që të frymëzohemi për këtë strofën e fundit që më ka ngelur”, ka shkruar ajo.
Zeshkania këtë vit ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar në projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Ndërkaq, “Hajde” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Haxhia në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.
Kjo këngë e dyshes deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/