Site icon Telegrafi

Enca kërkon falje publike! (Foto)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia u ka kërkuar sot (e martë) falje publike të gjithë ndjekësve të saj përmes rrjetit social Instagram, për arsye të mos transmetimit të klipit të saj të ri “Love on my body”.

Shkak i një defekti teknik, hiti i fundit i këngëtares nuk mund të shfaqej tek një pjesë e mirë e fansave, veçanërisht atyre në Kosovë.

Lexo po ashtu Skenat e Encës në klipin e ri të ngjashme me ato të Dua Lipës në "Last Dance", kopjim apo rastësi? (Foto/Video)

Ajo ka publikuar një status në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka kërkuar falje publike për këto probleme, të cilat më pas u rregulluan nga stafi menaxhues i YouTube. /Telegrafi/

Enca Haxhia kërkon falje publike për mos transmetimin e klipit në Youtube.
Exit mobile version