Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur Zanzibarin e Afrikës Lindore si destinacionin luksoz për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë që po mbizotëron atje.
Interpretuesja e hitit “Dua” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi provokuese në bikini, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Ajo pa hezitim tregoi linjat e saj trupore, duke provokuar me veshjen e disa bikineve që qartë ishin më të vogla se madhësia e saj.
Teksa ka marrë shumë komente pozitive, këngëtarja ka vendosur që t’iu përgjigjet edhe disa komenteve negative që ka marrë nga disa komentuese femra.

Ajo në një shkrim të bërë me ironi në InstaStory, u shpreh se meshkujt e preferuar të femrave që i komentojnë negativisht, e pëlqejnë një femër si Enca.
“Të dashura femra të pasigurta dhe urryese, i dashuri juaj, ish-i juaj dhe i ardhshmi juaj janë të gjithë në DM-in tim duke më pyetur për tu ulur në fytyrën e tyre. Faleminderit”, ka shkruar Enca në InstaStory.
Këngëtarja Haxhia përndryshe iu është përgjigjur shpesh herë komenteve negative që ka marrë për paraqitjet e saj, duke potencuar se ndjehet seksi dhe se nuk do ndalojë së publikuari fotografi dhe video në mënyrën se si pëlqen ajo. /Telegrafi/