Site icon Telegrafi

Enca ironizon me shaka me kopertinën e albumit të Dafina Zeqirit, duke pozuar në të njëjtën formë si ajo me qengjin në duar

Foto-montazh: Enca/Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Ajo javën e kaluar madje ndau me fansat edhe imazhet e koopertinës së albumit, koncepti i të cilave është vërtet shumë i veçantë.

Në fotografi, Dafina shfaqet në një fushë me dele, teksa mban në duar një qengj të vogël.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Koncepti i fotografisë bazohet në dashurinë që çdo nënë ka për fëmijën e saj, e që shpesh me përkëdheli krahasohet me atë që delmja ka për qengjin e saj të vogël – e krejt kjo është bërë për shkak se albumi është një dedikim për nënën e saj.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses që e kritikoi për gishtin e mesit: Ti studente e mjekësisë që i gjykon njerëzit? Shiko punën tënde

Koopertina e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, duket se ka pasur të njëjtin impakt edhe te kolegët.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa fotografi, ku shihet të ketë shijuar kohën në shoqërinë e një ambienti me kafshë.

Në njërën prej fotografive, ajo shfaqet duke pozuar me një qengj në krah, pak a shumë në të njëjtin pozicion si Dafina në koopertinën e albumit.

Foto: Enca/InstaStory

“Foto për albumin tim ‘Encë moj’”, ka shkruar Enca me shaka në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka etiketuar kolegen e saj, Dafina Zeqiri.

Nga kjo shihet se Dafina dhe Enca gëzojnë miqësi të mirë me njëra-tjetrën, duke lejuar mes vete shaka të tilla dhe duke u frymëzuar nga njëra-tjetra. /Telegrafi/

Exit mobile version