Telegrafi

Enca Haxhia vazhdon të na habisë, zbukuron thonjtë me “Cannabis Sativa” (Foto)

Enca Haxhia ditë më parë ka qëndruar në kryeqytetin holandez të Amsterdamit.

Ajo atje kishte provuar edhe të tymos një “xhoint” teksa këtë moment e kishte ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Enca e ndez 'jointin' në Amsterdam (Foto)

Por, duket se këngëtarja shqiptare është e dhënë pas “Cannabis Sativa” sa që sërish ka sjell imazhet në llogarinë personale në Instagram.

Bukuroshja shqiptare ka vizituar një artiste të thonjve, ku ka vendosur që një prej tyre ta dekorojë me këtë substancë narkotike.

Këngëtarja gjersa i ka publikuar disa video duke u zhvilluar procesi, ato i ka quajtur si “thonjtë ilegale”.

Nuk dihet se si do të veprojë policia pasi që përdorimi i kësaj lënde narkotike konsiderohet vepër penale në shtetin shqiptar.

Ndryshe, Enca është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/